Prishtinë, 15 tetor 2022 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar një takim lamtumirës m komandantin e trupave ukrainase të NATO-s Kosovë.
Ambasadori Hovenier u ka dhënë lamtumirën dhe i ka falënderuar trupat ukrainase për përkushtimin e tyre në misionin e NATO-s në Kosovë.
Këtë javë e takova oficerin e lartë ukrainas në NATO-KFOR. I nderuar t’u jap lamtumirën dhe t’i falënderoj trupat e Ukrainës për përkushtimin e tyre në misionin e NATO-s në Kosovë. Ua uroj gjithë të mirat tani që po kthehen në shtëpi për të mbrojtur vendin e tyre nga lufta brutale e Kremlinit. #QëndroniMeUkrainën”, ka shkruar ambasadori Hovenier në Twitter.
This week, I met the senior Ukrainian officer @NATO_KFOR. Honored to bid farewell & thank Ukraine's troops for their longstanding dedication to @NATO's mission in Kosovo. I wish them well as they head home to defend their country from the Kremlin's brutal war. #StandWithUkraine pic.twitter.com/iGHDbl2wua
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 15, 2022
Kontigjenti ukrainas i KFOR-it përfundon shërbimin në Kosovë dhe kthehet në atdhe, pas vendimit të Presidentit Volodymyr Zelensky për kthimin e të gjitha forcave ukrainase nga misionet jashtë vendit. Ky vendim është marrë para pak kohësh.
(r.m.)