Ambasadori amerikan në Beograd u takua me mësuesen e tij të klasës së dytë

Beograd, 29 tetor 2022 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të  Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka njoftuar se ai e ka takuar në Beograd mësuesen e tij të klasës së dytë.

Në njoftimin e tij në Twitter, ambasadori Hill e ka vlerësuar punën e ish-mësueses së  tij.

“Gjithçka çfër duhet të dij në jetë e kam mësuar në klasën e dytë të zonjës Brashiq. Është mrekulli që arrita të ritakohem sot me Alma Mater timen në Beograd, pas gjithë këtyre viteve”, ka shkruar ambasadori Hill.

Christopher Hill, përveç karrierës dipomatike, e lidh me Beogradin edhe jeta e tij private. Ai e ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij në Beograd, pasi është fëmijë i një diplomati amerikan qëka shërbyer në Beograd.

Christopher Hill e flet shkëlqyeshëm gjuhën serbe, të cilën e ka mësuar në shkollë në Beograd.

(r.m.)