Ambasadori Delawie: Serbia është kërcënim për paqen në Ballkan, jo Kosova

Uashington, 22 gusht 2022 – Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Kosova përbën kërcënim për paqen në Ballkan.

Ambasadori Delawie, në një postim në Twitter, i ka cilësuar luftënzitëse deklaratat e Vuçiqit. Ai ka  theksuar se kërcënim për paqen në Ballkan është Serbia dhe jo Kosova.

“Luftë nxitje në Ballkan nga Vuçiq. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do ta bëjë punën e vet. Kjo është një histori e shkruar mirë”, ka shkruar ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka në plan dëbimin e serbëve nga Kosova. Ai ka theksuar se Serbia do t’u dalë në mbrojtje serbëve, ndërsa KFOR-in e ka akuzuar se nuk po e kryen misionin e vet në mbrojtje të minoritetit serb në Kosovë.

Të dielën, në një konferencë shtypi në Beograd, Vuçiq i ka servirur opinionin serb shumë të pavërteta lidhur me marrëveshjet e deritashme dhe lidhur me pozitën e serbëve në Kosovë. Analistët objdektivë serbë e akuzojnë Vuçiqin për krijim të atmosferës së pasigurisë për serbët në Kosovë.

(r.m.)