Prishtinë, 22 nëntor 2022 – “E përsëris, është absurde që të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për shkak të targave”, ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Ai shkroi në Twitter se është mirë që përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, ka më shumë kohë që të punojë me palët për të gjetur një zgjidhje.
Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mesnate vendosi ta shtyjë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Para shtyrjes së vendimit, Policia e Kosovës kishte planifikuar që vendimin për gjobat ta zbatonte nga mëngjesi i 22 nëntorit.
(REL)