Prishtinë, 13 korrik 2023 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikësnë Kosovë, Jeff Hovenier, ka shprehur keqardhje për përleshjet që kanë ndodhur në seancën e Kuvendit të Kosovës, të enjten.
Ambasadori Hovenier ka theksuar se “përdorimi i dhunës nuk është kurrë mjet për të shprehur mospajtimet”.
“Është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mospajtimet.
Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, ka shkruar Hovenier në Tëitter,.
Unfortunate to see what happened in Kosovo’s National Assembly today. I wish I didn't have to say this: resorting to violence is never an acceptable means to express disagreement.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 13, 2023
In any democracy there are often strongly held differences. But differences should be resolved…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se përdorimi i dhunës fizike si mjet politik i dëmton rëndë institucionet e Kosovës.
(r.m.)