Uashington, 1 korrik 2022 – Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, është takuar me presidentin Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.
Në një postim në Twitter, Dugolli ka thënë se është krenar për lidhjen unike mes SHBA-së dhe Kosovës.
Ai ka theksuar se miqësia mes popujve të Amerikës dhe Kosovës ushqehet nga vlera të përbashkëta dhe ka shprehur përkushtimin e të dyja vendeve për thellimin e marrëdhënieve midis tyre.
“Krenar për lidhjen unike mes dy vendeve tona. Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta. Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, ka shkruar Dugolli.
🇽🇰🤝🇺🇸
— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) July 1, 2022
Proud of the unique bond between our two countries.
Grateful that the enduring friendship between our peoples is defined and nurtured by common values.
Committed to further deepen 🇽🇰 – 🇺🇸 relationship and advance our shared priorities. pic.twitter.com/jkSTZUXP9k
Ilir Dugolli është emëruar ambasador i Kosovës në SHBA në nëntor të vitit 2021. Më parë ai ka qenë ambasador i Kosovës në Belgjikë, në Suedi dhe në Turqi.
(r.m.)