Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë: Mezi po pres të kthehem në Prishtinë

Uashington, 20 nëntor 2021 – Ambasadori i sapoemëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se mezi po pret të kthehet në Prishtinë, për të punuar në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës e SHBA-së.

Hovenier e ka bërë këtë deklaratë duke e falënderuar ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, që e ka uruar për emërimin në detyrën e ambasadorit në Kosovë.

“Faleminderit. Mezi po pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për të forcuar e thelluar edhe më tej marrëdhëniet SHBA-Kosovë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

(r.m.)