Nga Valentin Lumaj
Gjatë një turi vizitash në institucionet fetare në Michigan, ambasadori i ri i Shqipërisë në Washington DC, z. Ervin Bushati vizitoi dje edhe Kishën e Zojës Pajtore të shqiptarëve në Southfield.
Njoftimi për vizitën e tij ishte bërë që më parë nëpërmjet zyrës së Konsullit të Nderit Ekrem Bardha. Mbas vizitoi fillimisht Kishën e Shën Palit në Rochestër Hills, z. Bushati mbërriti në Kishën e Zojës Pajtore rredh orës 1 të mbasditës. Ambasadori ishte nën shoqërimin e z. Ekrem Bardha dhe famullitarit Dom Fred Kalaj, z. Edvin Hoti dhe z. Ndue Ftoni. Përpara hyrjes së Kishës Zoja Pajtore, z. Bushati u prit nga famullitari i ri i kësaj Kishe, dom Dino Çekrezi, kryetari i këshillit të kishës z. Pjerin Prekaj dhe anëtarët këshillit të Kishës, Luigj Nilaj, Ylli Gilaj, Ednik Toma, Gjok Lucaj dhe Valentin Lumaj.
Ambasador Bushati fillimisht vizitoi ambientet e brendshme të Kishës ku Dom Fredi u njohu me historikun e saj që nga themeluesi i kësaj kishë, dom Prek Ndrevashaj deri në ditët e sotme. Dom Dino Çekrezi mbajti një lutje para altarit të Kishës dhe bënë fotografi.
Më pas, ambasadori u shoqërua në rezidencën e Kishës ku vizitoi famullitarin e nderuar Dom Ndue Gjergji, i cili po rikuperohet nga një komplikim shëndetësor. Dom Ndou u gëzua nga kjo vizitë e ambasadorit Bushati dhe e konsullit Bardha. Dom Ndou tha se ambasada edhe Kisha katolike si institucione shqiptare në diasporë janë të thirrura që ti shërbejnë me devocion komunitetit dhe te bëjnë vepra të mira që i pëlqejnë Zotit. Ambasadori Bushati shprehu kënaqësinë per takimin dhe i uroi Dom Ndout shërim të shpejtë në të mirë të Kishës dhe komunitetit.
Në vazhdim, ambasadori Bushati vizitoi ambientet e Qendrës Kulturore Nënë Tereza, sallën, klasat e gjuhës shqipe dhe të katekizmit. Në sallën e mbledhjeve nën përkujdesjen e Këshillit të Kishës ishte shtruar një kokteil ku për rredh 30 minuta u bë një bisedë konstruktive dhe u shkëmbyen mendime. Dom Fred Kalaj tha një lutje dhe bekoi bukën. I zoti i shtëpisë, Dom Dino Çekrezi ngriti gotën, levdoi Krishtin dhe ju uroi të gjithëve mirëseardhjen. Ai shprehu kënaqësinë për vizitën e ambasadorit Bushati dhe z. Bardha në Kishën tone dhe uroi që me ndihmën bekimet dhe hiret e Zotit për një bashkëbunim reciprok me ambasadën shqiptare. Kryetari i Këshillit z. Pjerin Prekaj falenderoi z. Bushati dhe z. Bardha për vizitën dhe uroi që këto vizita të përsëriten në të ardhmën në aktivitetet e Kishës tonë.
Z. Valentin Lumaj, drejtues i programit të kulturës, e njohu z. Bushati me historikun e qendres kulturore. Ai tha se ideatori dhe nismëtari kësaj qendre ka qenë i përndershmi Dom Ndue Gjergji me kontributet e komunitetit shqiptar. Ai tha se kjo është një qendër multifunksionale me nje sallë dhe ambiente moderne për të gjitha nevojat e famullisë dhe komunitetit, ku edukohen të rinjtë dhe fëmijet shqiptarë në disa klasa të katekizmit nën drejtimin e dr. Gjeka Gjelaj, dy klasa të valles me rreth 35 nxënës nën trajnimin e koreografes Joli Paparisto, me dy klasa të gjuhës shqipe me rreth 30 nxënës me mësuese Znj. Esmealda Demiraj dhe grupin e te rinjve të Famullisë nën drejtimin e znj. Viktoria Dedivanaj. Z. Lumaj solli në kujtesë bashkëpunimin e frytshëm me ish Ambasadoren Floreta Fabër dhe shprehu nevojën dhe kërkesën ndaj ambasadës per tekste te gjuhës shqipe.
Më pas u zhvillua një bisedë e lirë, ku aktivistja e komunitetit, profesore në Universitetin Wayne State, Jonia Tamburi pyeti z. Bushati në lidhje me kampet e refugjatëve të refuzuar nga Italia që mund të instalohen në qytetin Lezhës. Ajo theksoi se ky eshtë një shqetësim qytetar për keto kampe refugjatësh. Ajo e informoi ambasdorin si bashkëautore e nje peticioni të filluar në Diasporë për qeverinë shqiptare, si nje nismë jo partiake, jo politike por atdhetare, si një detyrë qytetare ndaj vendit amë që sa here të kthehemi atje ta gjejmë Shqipërinë edhe me mirë dhe jo të shpopulluar nga shqiptarët dhe të populluar nga të huajt. Znj. Tamburi, mbasi theksoi se ngritja e kampeve të refugjatëve nē Lezhë nuk ëdhtë aprovuar nga gjytata e Strasbugut dhe në kundërshtim me konventat evropiane, e ftoi ambasadorin Bushati që bëhej pjesë e kësaj nisme.
Ndërsa Dom Fred Kalaj e ftoi ambasadorin Bushati që ta përcjellë zërin tonë deri tek kryeministri shqiptar për ndalimin e këtyre kampeve. Ai theksoi se në 34 vitet e demokracisë Shkodra është lënë ne harresë dhe instalimi i kampeve të refugjatëve në Lezhë do të ishte katastrofale jo vetëm për lezhën por edhe për Shkodren, që do të ndikonte negativisht në bukurinë natyrore, hotelerinë dhe turizmin nga Lezha në Velipojë e deri në liqenin dhe qytetin e Shkodres.
Z. Bushati në përgjigjen e tij diplomatike u shpreh në mbrojtje të planit të qeverisë shqiptare të kapeve të refugjatëve duke referuar presidentit Biden që sipa tij ka thënë se këtu të gjithë kanë ardhur nga një vend tjetër dhe Amerika është një vend ku vijnë të huajt. Ai tha se ashtu sikurse shqiptarët në ditë vështira i janë drejtuar Amerikës dhe Amerika i ka hapur dyert shqiptarëve, në të njëjtën mënyrë Shqipëria mund dhe duhet që të ndihmojë njerëzit në nevojë të kombeve tjera. Sikur të ishim aq të pandjeshëm ndaj atyre që kanë më shumë nevojë që janë në një rrugë të ndërmjetme ku shqipëria është vend tranzitor.
Z. Ndue Ftoni shpreh mendimin e tij se ata njerëz që do të vijnë në Shqipëri janë hallexhinj në tranzit dhe ne duhet që t’ju hapim derën dhe ti ndihmojmë.
Vizita e Ambasadorit Bushati u percoll e plote nga gazetari Ndue Hila.