Ambasadori i Shqipërisë në OKB-së: Gërvallës iu mohua të flasë në gjuhën shqipe

Nju Jork, 27 prill 2023 – Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, ka thënë se ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz, iu mohua e drejta t’i adresohet Këshillit të Sigurimit në gjuhën shqipe.

Hoxha ka treguar se delegacioni i Kosovës kishte bërë kërkesë me shkrim që Këshillit të Sigurimit t’i adresohej në gjuhën shqipe, por Presidenca ruse e ka refuzuar këtë kërkesë, po me shkrim.

“Duhet qartësuar disa gjëra se i përket çështjes së gjuhës në Këshill dhe në këtë takim. Dy anëtarë të Këshillit e mbështetën kërkesën formale të bërë nga Kosova për të folur në gjuhën që zgjedhin. Siç e dime, rregulli 44 thotëse përfaqësuesi duhet të jetë në gjendje të mbajë fjalim në një gjuhë tjetër nga ato që njihen në Këshill dhe të ofrohet përkthim në njërën nga ato gjuhë. Kjo kërkesë u është dorëzuar të gjitha shërbimeve të caktuara, u është dorëzuar me shkrim. Rusia, që e ka Presidencën, e kundërshtoi këtë kërkesë, po ashtu me shkrim. Natyrisht, ne nuk ishim të kënaqur dhe mendojmë se Presidenca nuk u tregua paanshme në rolin e saj, por në mënyrë që Këshilli të mos vihet në pozitë të vështirë ne vepruam siç vendosi Presidenca, ndonëse kjo është kundër rregullave”, ka thënë ambasadori Hoxha, citon RTV21.

Hoxha ka thënë se vitet e kaluara ka pasur shumë herë raste që përfaqësuesit e delegacioneve kanë kërkuar të flasin në Këshill në gjuhën amtare të tyre.

“Të thoni tash se është dashur të insistoni, edhepse nuk e di se sa herë duhet të insistohet, është çmenduri. Ne e falënderojmë zëvendës-kryeministren e Kosovës, zonjën Gërvalla-Schëarz, për mirëkuptimin dhe respektin që tregoi ndaj Këshillit, duke mos e vënë në pozitë të vështirë për të votuar për një çështje të tillë. Kjo është e vërteta e vetme”, ka thënë ai.

Ambasadori Hoxha ka shprehur habi që ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Ai ka kujtuar se një ndër nenet e Marrëveshjes së Brukselit është që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Sa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi, unë e di që palët janë dakorduar që të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, të njohin dokumentet dhe targat e njëra tjetrës, që asnjëra të mos e përfaqësojë tjetrën në arenën ndërkombëtare dhe që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Andaj mbeta i habitur kur e dëgjova ministrin Ivica Daçiq të thotë që Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në OKB, edhepse ai i bëri thirrje Kosovës që t’i përmbahet Marrëveshjes së Ohrit”, është shprehur Hoxha.

Ai i kacilësuar si ngjarje historike për Kosovën heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe pranikimin e kërkesës përanëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në përfundim të fjalës së tij ambasadori i Shqipërisë në OKB ka theksuar se pret që Serbia edhe Kosova të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri  më tash.

(r.m.)