Ambasadori Kosnett dhe ministrja Haxhiu biseduan për reformën në drejtësi

Prishtinë, 31 mars 2021 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar sot një takim me ministren e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në një postim në Twitter, diplomati amerikan ka treguar se tema të takimit kanë qenë lufta kundë krimit të organizuar e korrupsionit, reforma në sistemin e drejtësise dhe depolitizimi i institucioneve të drejtësisë.

“Takim produktiv me ministrin e Drejtësisë Haxhiu sot. SHBA-ja është e përkushtuar për të punuar me Kosovën për të luftuar korrupsionin, duke reformuar strukturat ekzistuese, ndërsa forcojnë shërbimin civil apolitik të Kosovës”, ka shkruar ambasadori Kosnett.

Ndërkaq, ministrja Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar se grupet punuese do të fillojnë shumë shpejt punën në hartimin e Projektligjit për Vetting-un.

“Shumë shpejt nisim punën me grupet punuese lidhur me Projektligjin për vettingun, për konfisikim të pasurisë së pajustifikueshme, për tyhemelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe shumë çështje të tjera”, ka shkruar ajo.

(r.m.)