Prishtinë, 17 shtator 2021 – “Të qenët ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka qenë një nder i madh”, tha ambasadori në largim, Philip Kosnett.
“Largohem i bindur në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha ai, përmes një postimi në Twitter.
Being U.S. Ambassador to Kosovo has been a tremendous honor. I depart confident in the ability of Kosovo’s people to build a better future for all, knowing my friend and deputy Nick Giacobbe will be an outstanding Chargé d'Affaires until the arrival of the next Ambassador. pic.twitter.com/oY6oQpGDNW
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 17, 2021
Ambasadori në largim shtoi se zëvendësi i tij, Nick Giacobbe, do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit të ri.
Mandati trevjçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit.
Ambassador i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati amerikan.
Në një intervistë të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, Kosnett ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të arrihet pa kompromise nga të gjitha palët.
(REL)