Kosova e humbi edhe një tjetër mik të madh, sot, Ambasadorin John Menzies.
Ai udhëhoqi Zyrën Amerikane në Kosovë pas çlirimit në 1999. Ishte një periudhë plot me sfida, Shtetet e Bashkuara nuk kishin ende një ambasadë në Prishtinë dhe puna që kreu Ambasadori Menzies në atë kohë ishte themelore.
Në 2006, u kthye në Kosovë për të ndihmuar me përgatitjen e negociatave për statusin me Serbinë. Ishte një mbështetës i vendosur i pavarësisë së Kosovës.
Si diplomat dhe si njeri ishte plot pasion për Kosovën dhe demokracinë. Si dekan universiteti ndihmoi shumë student shqiptarë që të studjonin dhe diplomoheshin në Shtetet e Bashkuara.
I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij.
Pushoftë në paqe!
Harry Bajraktari