Nju Jork, 28 shtator 2022 – Çështja e Kosovës ka qenë temë e përplasjes mes ambasadorit të Rusisë dhe ambasadorit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nj Jork, të martën.
Në mbledhjen e Këshillit i Sigurimit të OKB-së, ambasadori rus, Vasily Nebenzya, tërhoqi një paralele mes luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe luftës së fundit në Kosovë, ndërsa Perëndimin e akuzoi për “standarde të dyfishta”.
Ai tha se Perëndimi e njohu pavarësinë e Kosovës edhe pa ndonjë refrendum, ndërsa tani e trajton ndryshe rastin e Ukrainës.
“Duke ua refuzuar banorëve të Donbasit në territoret e çliruara të Ukrainës, të drejtën për vetëvendosje, delegacionet perëndimore po demonstrojnë standardet e tyre të dyfishta skandaloze. Kritikët më të zëshëm të referendumit në Donbas, Zaporozhye ishin dikur në ballë të mbështetjes së pavarësisë së Kosovës. Pastaj deklaruan se territori kishte të drejtë të largohej nga shteti serb nëse ekzistonte një kërcënim real që të drejtat e shqiptarëve të Kosovës do të cenoheshin rëndë nga e ashtuquajtura vazhdimësi korrigjuese, dhe se kjo nuk ishte vetëm deklaratë, por qëndrimi zyrtar ligjor i paraqitur nga shtetet perëndimore në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së në vitin 2008. Në atë kohë, shqiptarët e Kosovës, megjithatë, nuk kërcënoheshin fare nga asgjë, sepse Jugosllavia nuk ishte më në hartë. NATO bombardoi Serbinë, kishte trupa të huaja si paqeruajtëse në të. Dua të nënvizoj ndryshe nga situata në Krime, LPR dhe DPR… dhe populli i Zaporozhyes. Në Kosovë absolutisht nuk ka pasur referendum, nuk ka vota të lira të popujve atje. Ka qenë vetëm një shpallje e pavarësisë, e miratuar nga autoritetet e përkohshme vetëqeverisëse që tejkaluan kompetencat e tyre. Në atë kohë kjo ishte e mjaftueshme që Perëndimi të njihte pavarësinë e Kosovës dhe konfirmoi se e drejta ndërkombëtare nuk e pengonte atë të shpallte pavarësinë e saj”, tha ai.
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, reagoi menjëherë ndaj krahasimit të agresionit rus në Ukrainë me rastin e Kosovës.
“Asgjë nuk mund të jetë më artificiale dhe e asaktë se sa krahasimi i përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit, për të mbrojtur civilët dhe për të vendosur një proces paqeje, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, siç ishte rasti i Kosovës, me agresionin e pastër dhe të paprovokuar dhe referendumin që po mbahet tani në Ukrainë. Askush nuk është mashtar dhe nuk mund të mashtrohet nga kjo, askush nuk tenton të krahasojë të pakrahasueshmet, asnjë rrugë e shkurtër nga konteksti historik dhe politik nuk do ta ndihmojë Rusinë të largojë vëmendjen nga lufta e saj në Ukrainë ose të ngrstë urën e saj te e drejta ndërkombëtare, e cila e ka bërë atë një paralele ndërkombëtare”, theksoi ambasadori Hoxha.
Ambasadori rus në KS të KB-së foli edhe për marrëveshjen mes Serbisë dhe Rusisë, të nënshkruar para pak ditësh në Nju Jork, cla nxitur reagim të ashpra në Perëndim, për shkak se ajo u nënshkrua në kohën kur vendet demokratike e kanë dënuar agsnn rus ndaj Ukrainës dhe kanë vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse.
Nebenzya tha se nuk është e drejtë ë Serbisë t’i bëhet presion për t’i vendosur sanksione Rusisë, duke theksuar se dy vendet kanë një lidhje të gjatë historike midis tyre.
(r.m.)