Nju Jork, 11 mars 2022 – Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, i tha BBC-së se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë.
Duke folur për programin World Service Newshour, ajo tha se “po punojnë me komunitetin ndërkombëtar për të dokumentuar krimet që Rusia po kryen kundër popullit ukrainas”.
“Ato përbëjnë krime lufte – ato janë sulme ndaj civilëve që nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë”, shtoi ajo.
E pyetur në lidhje me paralajmërimin nga Shtëpia e Bardhë më herët se Rusia mund të planifikojë një sulm me armë kimike ose biologjike në Ukrainë, ajo tha “asgjë nuk është e pamundur”.
“Thjesht duhet të sigurohemi që jemi të përgatitur të përgjigjemi dhe t’ua bëjmë me dije këtë dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë atë në çdo nivel të mundshëm”, tha ajo.
Sipas saj, ka prova që rusët kanë përdorur “disa metodat që përdorën në Siri, në Aleppo”.
(REL)