Ambasadorja franceze: S’mund të ketë “Ballkan të hapur” pa njohjen e Kosovës nga Serbia

Tiranë, 3 janar 202ë2 – Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, ka thënë se nisma “Ballkani i hapur” nuk mund të jetë gjithëpërfshirëse pa njohjen e Kosovës nga Serbia, prandaj Bashkimi Evropian është e ka priotitet dialogun Kosovë-Serbi.

“Besoj se çdo gjë që është bërë me nënshkrimin e marrëveshjeve për të ecur përpara dhe për të rritur shkëmbimet dypalëshe është gjë shumë e mirë. Por, nëse e shikoni nga pikëpamja globale e gjithë rajonit, çështja e vërtetë mbetet njohja e Kosovës nga Serbia dhe çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk do të mund të ndërtojmë në mënyrë të qëndrueshme një Evropë vërtet sovrane, nëse nuk e kemi këtë dialog dhe nuk ecim përpara në këtë fushë”, ka thënë ambasadorja franceze në një intervistë për Euroneës Albania.

Ambasadorja Barsacq ka thënë se marrëdhëniet e mira me vendet fqinje janë shumë të rëndësishme edhe për perspektivën evropiane.

“Kjo është shumë e rëndësishme edhe për sa i përket perspektivës evropiane, dmth që kufijtë të jenë diçka shpirtërore. Kjo nuk do të thotë se nuk je më në vendin tënd, por fakti që nuk ka kufj do të thotë se ke marrëdhënie të mira me vendet fqinje”, ka thënë ajo.

Ambasadorja franceze ka thënë se mendon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë ndaras procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Në lidhje me këtë çështje, mendoj se duhet ta tejkalojmë idenë se dy vendet mund të veçohen. E di se shumëkush thotë se dy vendet janë trajtuar së bashku, por me që gjërat nuk po shkojnë mirë për Maqedoninë e Veriut për shkak të Bullgarisë, atëherë ato duhen ndarë. Kjo duhet tejkaluar dhe ne duhet të bëjmë maksimumin në mënyrë që të mbahen dy konferencat ndërqeveritare në të njëjtën kohë”, ka thënë ajo.

Franca e ka marrë kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian më 1 janar. Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri thirrje për një Evropë më të fortë, sovrane dhe të bashkuar. 

(r.m.)