Tiranë, 2 prill 2021 – Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e shoqëruar nga zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacollit dhe drejtori i UNICEF-it në Shqipëri, Roberto De Bernardi, vizituan sot maternitetin “Koço Gliozheni” dhe patën mundësinë të shohin sesi ndihma e SHBA për Shqipërinë po vihet në përdorim.
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 2 milionë dollarë për Shqipërinë në përgjigje të pandemisë COVID-19, duke përfshirë këta 10 inkubatorë, 10 tavolina reanimacioni, 12 ngrohës dhe 10 llapma foto-terapie për njësinë e kujdesit intensiv për të sapolindurit në spitalin “Koço Gliozheni”.
Ambasada Amerikane e vlerëson kontributin dhe përkushtimin e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, të cilët kanë qenë në vijën e parë duke luftuar pandeminë.
“’Krah për krah’ do ta kalojmë edhe këtë!”, thuhet në mesazhin e ambasadës në “Facebook”.





(BalkanWeb)