Ambasadorja Kim në takim me Gjekmarkajn: Presim bashkëpunim të mirë

Tiranë, 9 shkurt 2022 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me nënkryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj.

Ambasadorja Kim e ka uruar Gjekmarkajn për zgjedhjen në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, duke theksuar se ajo pret bashkëpunim të mirë me Gjekmarkajn.

“I kënaqur të takohem me Deputetin e Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj sot. I urojmë gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i kuvendit të Shqipërisë, presim bashkëpunim të fortë”, shkruan ambasadorja Kim.

Agron Gjekmarkaj u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë në vend të Enkelejd Alibeajt, i cili u zgjodh kryetar i grupit parlamentar të PD-së.

Ky ndryshim u bë  krahas ndryshimeve te tjera në secretariate dhe komisione të Kuvendit, pas përçarjeve Brenda PD-së. Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha u zëvendësuan nga mbështetësit e Lulzim Bashës.

(r.m.)