Ambasadorja amerikane Juri Kim tha se Slotkin, Valado dhe LaTurner të hënën pritet të bisedojnë me udhëheqës politikë të Shqipërisë
Knid Ndrenika
Tre pjesëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbërritën në Shqipëri këtë fundjavë.
Ambasadorja amerikane Juri Kim tha se i priti anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në selinë diplomatike të Uashingtonit në Tiranë.
Zonja Kim tha se anëtarët e Kongresit të SHBA-së Elissa Slotkin, David Valado dhe Jake LaTurner u takuan me të sot, të dielën, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.
Ambasadorja tha se Slotkin, Valado dhe LaTurner të hënën pritet të bisedojnë me udhëheqës politikë të Shqipërisë.
“E lumtur të mirëpres në Tiranë kongresmenët amerikanë Elissa Slotkin, David Valado dhe Jake LaTurner për disa takime të rëndësishme me liderët e Shqipërisë. Më shumë detaje do t’u jap nesër”-shkruajti zonja Kim në tuiter.