Ambasadorja Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë për luftimin e korrupsionit

Tiranë, 6 dhjetor 2021 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka publikuar Strategjinë e Shtëpisë së Bardhë për luftimin e korrupsionit.

Ambasadorja Kim, në një postim në “Twitter”, ka shkruar se SHBA po ndërmerr masa shtesë për luftimin e korrupsionit e financimit të  paligjshëm, për të nxjerrë para përgjegjësisë aktorët e korruptuar dhe për të ngritur kapacitetet ndriçimin e akteve korruptive.

“Korrupsioni është kancer. SHBA po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin, për të luftuar financimin e paligjshëm, për të mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar dhe për të forcuar kapacitetin për të ekspozuar aktet korruptive. Ja lajmet më të fundit nga Shtëpia e Bardhë”, shkruan ambasadorja e SHBA-ve.

Screenshot 3

(r.m.)