Tiranë, 5 prill 2022 – Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar detaje nga takimi që ka pasur sot me Enkelejd Alibeajn, të cilin ajo e njeh si ushtrues të detyrës së kryetarit të PD-së.
Ambasadorja Kim, në një postim në Twitter, ka thënë se me z. Alibeaj ka diskutuar “për një gamë të gjerë çështjes”, ndërsa diskutimin e ka cilësuar si shumë të mirë.
Diplomatja amerikane i ka vlerësuar marrëëhniet e SHBA-së me PD-në që prej themelimit të saj, si edhe rolin e saj për demokracinë dhe zhvillimin e Shqipërisë.
Në mbyllje, ajo ka thënë se PD dhe SHBA duhet të vazhdojnë së bashku, siՎ është shprehur, “përpara dhe mbrapa”.
Postimi i plotë i ambasadores Kim:
Diskutim shumë i mirë sot me Ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD-së dhe drejtuesin e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, për një gamë të gjerë çështjesh.
SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD-në që në lindjen e kësaj partie.
Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dyja vetëm do të forcohen.
Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomisë për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!
1/2 Very good discussion today w/ @pdshqiperi Acting Chair & Floor Leader @enkelejdalibeaj on wide range of issues. 🇺🇸 has had a strong, special relationship with PD from its birth. We value this relationship & PD’s indispensable role for 🇦🇱 – we hope both will only get stronger. pic.twitter.com/r9ie2mA55Y
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) April 5, 2022
(r.m.)