Amir Rrahmani është mbrojtësi më i mirë në botë për duelet në ajër, tregojnë të dhënat e CIES.
Kapiteni i Kosovës që luan për Napolin është renditur i pari në listën e CIES të mbrojtësve për duelet në ajër, ku janë përfshirë të dhënat e 66 ligave më të mira në botë.
Rrahmani i ka fituar 98.9 për qind të dueleve të fituara në ajër. Ai e ka lënë pas mbrojtësin e njohur të Liverpulit, Virgil Van Dijk, i cili i ka fituar 96.3 për qind të dueleve në ajër.
Në vendin e tretë është Ousmane Diomande i Sporting Lisbonës, me 94.2 për qind të dueleve të fituara. Në vendin e katërt është Willian Pacho i PSG-së që i ka fituar 93.4 për qind të dueleve në ajër, kurse në vendin e pestë renditet Lucas Merolla i Mazatlan të Meksikës me 92.1 për qind të dueleve të fituara.
Amir Rrahmani luan në Napoli prej vitit 2020. Në sezonin e sapofilluar, ai është bërë lider i mbrojtjes së ekipit.
(r.m.)