Analisti boshnjak tregon vendndodhjet e 48 bazave operuese ofensive të Serbisë në kufi me Kosovën

Prishtinë, 18 janar 2023 – Serbia vazhdon me veprimet e saj ushtaraske që kërcënojnë me luftë Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në SHBA, kishte paralajmëruar rrezikun e provokimit të konfliktit nga Serbia. Ai kishte thënë se Serbia i ka vendosur pranë kufirit të Kosovës 48 baza operuese ofensive; 28 baza ushtarake dhe 20 baza të xhandarmërisë.

Analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq kapublikuar në Twitter dokumente ku shihen saktësisht vendndodhjet e bazave operuese ofensive të Serbisë afër kufirit me Kosovën.

“Kam marrë një sërë dokumentesh që ofrojnë një përshkrim të detajuar të pranisë së Rusisë në arkitekturën politike e të sigurisë së Serbisë, pretendimet se Rusia është duke trajnuar forcat speciale në Serbi, por edhe në entitetin e Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë + vendndodhjet e dhjetëra objekteve ushtarake serbe përgjatë kufirit të Kosovës”, shkruan Mujanoviq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur shumë herë se Serbia dhe Rusia kërcënojnë paqen në Kosovë dhe në rajon.

(r.m.)