Analogji

Astrit Lulushi

Stalinin shihet si hero nga shumë rusë, megjithëse trashëgimia e tij është njollosur nga historia. 

71 vjet më parë, më 5 mars 1953, diktatori sovjetik Joseph Stalin vdiq i vetëm. Rojet e tij e lanë të shtrirë dhe kishin frikë ta preknin.

Në vitin 2024, komunistët rusë vendosën të fajësojnë Perëndimin për vdekjen e tij – dhe kërkuan nga FSB të hetojë mbi një spiun të huaj që helmoi “udhëheqësin më të madh të të gjitha kohërave” (përveç Vladimir Putinit, natyrisht).

Kryetari i Partisë Komuniste Sergei Malinkoviç beson se Stalini u helmua nga agjentët perëndimorë dhe ka kërkuar hapjen e një hetimi.

Në 71 vjetorin e vdekjes së Stalinit, partia iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme të Federatës Ruse dhe FSB-së me një kërkesë për të kontrolluar përfshirjen e mundshme të shërbimeve të inteligjencës perëndimore në vdekjen e Joseph Vissarionovich Stalinit, pasi shumë dëshmi nga bashkëkohësit e Stalinit flasin për helmimin e mundshëm të liderit të popujve sovjetikë nga agjentët e ndikimit perëndimorë”, tha Malinkoviç.

Bosët e Kremlinit po punojnë jashtë orarit sot, duke postuar lavdërime sesi gjithçka që e bën Rusinë të madhe u krijua nga Stalini.

“Në 31 vjet në krye, Stalini: industrializoi vendin; fitoi Luftën e Dytë Botërore; shpiku OKB-në, Këshillin e Sigurimit dhe fuqinë e vetos; e bëri rublën të pavarur nga dollari amerikan; ulje vjetore të çmimeve; popullsia u rrit me 60 milionë; la armët bërthamore dhe e bëri BRSS një superfuqi”, shkruajnë të dashuruarit e Stalinit në Twitter – rrjet social që është zyrtarisht i ndaluar dhe i bllokuar në Rusi. Rusët e zakonshëm nuk lejohen ta përdorin atë, por Kremlini e përdor gjerësisht për propagandë.

Një restorant në Nju Jork ofronte borscht falas në ditën e vdekjes së Stalinit.

Ajo që dashamirët e Stalinit nuk përmendin është se Stalini:

Vrau të gjithë “bolshevikët e vjetër” që ishin kolegë të tij, duke i akuzuar ata në aktivitete kundër revolucionit ose spiunazh për fuqitë e huaja. 

Vrau dhe dërgoi në GULAG miliona fshatarë, për t’u marrë tokat dhe pasuritë e tyre dhe për t’i bërë fshatarët e tjerë të bashkohen në “fermat kolektive”. Deri në vitet 1970, punëtorët e fermave në BRSS trajtoheshin si bujkrobër – ata nuk mund të linin fshatrat e tyre dhe punonin pa para, vetëm pak ushqim (një pjesë e asaj që prodhonin).

Krijoi urinë artificiale në të cilën miliona njerëz në Ukrainë dhe Rusi vdiqën nga uria.

Urdhëroi represione masive që eliminuan njerëzit e arsimuar të Rusisë së vjetër dhe familjet e tyre – miliona njerëz u vranë ose u dërguan në GULAG jo vetëm për pabesi, por rastësisht. Shumica e xhelatëve u vranë vetë.

Komplotoi me Hitlerin për të filluar Luftën e Dytë Botërore.

Të pushtuara pjesërisht, ose plotësisht: Polonia, Finlanda, Letonia, Lituania, Estonia. Qindra mijëra banorë vendas të këtyre vendeve u vranë ose u dëbuan në Siberi, ku shumë prej tyre vdiqën (shumë vdiqën në tranzit).

Kombe të tëra u dëbuan në Siberi gjatë Luftës së Dytë Botërore: çeçenë, ingush, tatarët e Krimesë dhe të tjerë. Një numër i madh i të dëbuarve vdiqën.

Përdori taktikë “sulme me mish” kundër trupave hitleriane në Luftën e Dytë Botërore, duke vrarë miliona ushtarë të tij. Qindra mijëra ushtarë sovjetikë u vranë nga “trupat barriere” të cilët qëllonin këdo që vraponte prapa ose pengohej.

Ata robër lufte sovjetike që i mbijetuan kampeve gjermane të përqendrimit, u dërguan në GULAG për 10 vjet.

Pushtoi Evropën Lindore dhe imponoi komunizëm dhe represion mbi kombet, nën maskën e “çlirimit të tyre”.

Stalini vrau më shumë njerëz se Hitleri. Në histori, për nga numri i viktimave, Stalini është i dyti vetëm pas Maos.

Sistemi kriminal që krijoi Stalini nuk i lejon njerëzit të jetojnë dhe të zhvillohen deri më sot.

Pikërisht gjatë 24 viteve të sundimit të Vladimir Putinit, Stalini u pikturua si hero në vend të tiranit gjakatar që ishte. Historia e vërtetë e BRSS nën Stalinin tani është e ndaluar në Rusi dhe ata që e tregojnë atë etiketohen si “agjentë të huaj” dhe “ekstremistë”.