Anamneza e një adoleshenti “rebel”

Libri “JOANA” i Petraq  Palit (ese) – ribotim

 

Nga Përparim Hysi

Tek e mbarova rrëfimin autentik “JOANA” të Petraq Palit, menjëherë më erdhi në mendja ajo thënia  që kurrë nuk e humbet aktualitetin:” Sikur çdo njeri të ketë mundësi  që të filmojë gjithë çastet e tij të jetës dhe, më së fundi,ta shfaqë atë për ta parë,atëherë sa ka për të qeshur,aq ka dhe për të qarë”. Kjo thënie  i rri  këtij libri si qepur me dorë “terziu”.

Libri, i gjithë, është një rrëfim “bio”, i zhveshur nga gjithë paragjykimet e kohës dhe, pse është kështu. libri bëhet pak”viral”. Të zë po ajo”sëmundje” që ka zënë dy personazhet qendrorë:JOANA dhe pratogonisti,rebeli që,sikur nuk është rritur në një shtëpi diturake (Babai  i tij, është MËSUES I MADH dhe poliglot), por ka lindur pyjeve,sikur ka dalë nga hundët e ndonjë Robin Hudi shqiptar.

As analogjia,as metafora nuk janë shpikje të mia.  Mjafton ta lexoni dhe do t’ju zërë “sindroma e këtij rebeli”,ashtu siç ndodh me “sindromën e Stokholmit”. Ndodh kështu se vet autori tregon. Tregon në vetë të parë dhe nuk gjen kund, qoftë dhe vetëm njëherë, të thotë: qeshë engjëll. Engjëll jo, por as  djall. Dhe, nëse dokund del si”djall”, është”djall i pranueshëm” dhe i dashur. Nodh si me ata personazhet e Shekspirit që,edhe kur bëjnë krime, përsëri nuk i urren dot plotësisht. E këtu, tek “JOANA”, nuk flitet për krime jo se jo, po për”një fluturim pak para kohe”, si të fluturosh me të dalë puplat. Fundi i një “fluturimi” të tillë  dihet që është me pasoja. Dhe këto pasoja janë të dhimbshme.

Petraq Pali rrëfen në vetë të parë dhe ti, si lexues që e ndjek faqe për faqe, kur mbyll faqen e fundit del me një përfundim. Ç’ka ndodhur me këtë adoleshent”rebel” që kishte nevojë më shumë për fre,se sa për shtyrje? E ndjek në gjithë dinamikën e tij dhe të fiksohet tipi i tij,tepër energjik. Ka gjithmonë një energji që nuk shter dhe nuk di ku ta shkarkojë këtë  energji. Vetvetiu bëhet”lider” në grupmoshat dhe, ndonjëherë, kapërcen “kufijtë e ndaluar”.

Në gjykimin tim,rënia në dashuri në adoleshencë dhe aq më shumë me JOANËN që ishte si”motra” e tij, nuk është fare sankrilegj. Përvoja jetësore, botërore, letrare  tregon: mosha e adoleshencës dhe mosha e tretë (pleqëria) e vuajnë sindromën e dashurisë. Këto dy mosha e humbin aq shumë pusullën, sa sikur nuk jetojnë më në tokë.

Ç’ ndodh me këta adoleshentë që”trondisin” moralin e kohës, prekin”kodin e miqësisë famijare”, është veç një casus belli ardhur si”stafetë gri” nga njëri brez tek tjetri. Kini parasysh: janë dy”zogj me pupla” që,ende,”puplat” nuk janë bërë krahë. Por koha,sado e re, operon me”normat e vjetra” dhe lind ajo”furtunë në gotë” që vret moralisht dhe shpirtërish pratogonistët.

Kur fola për dashurinë, tashmë dhe unë e kam tagrin që  të shkoj dhe më tej. Mirë adoleshencës i del tym nga koka, por dhe pleqëria e ka më keq. Për të qenë ca më afër: në adoleshencë, a më saktë, në rininë e hershme,Balzakut e ëma i thoshte:- Tani nuk ka më lezet të shkosh tek komshia. Të tri çupat e saj janë të rritura! Dhe BALZAKU jo vetëm shkonte tek komshia që kish tri çupa të rritura dhe bënte dashuri me nënën e çupave që ishte bërë gjyshe!!!

GËTE qe GJENI! Këtë askush nuk e diskuton. Po pikërisht, ky GJENIU, kur qe 74-vjeçar (ke parë që unë tani jam dy vjeç më i madh dhe kot nuk e pranëvë?!!!),ra në dashuri me një bukuroshe ruse 17-vjeçare. Se e tillë është dashuria që,kur thotë LASGUSHI I PADEKSHËM:”… nuk dashuroheshim unë e ti/por dashuronte dashuria”.

“JOANA” është një përjetim i autorit.Në rrëfimin e tij.është aq i pastër,aq i sinqertë, sa ti,si lexues,shpesh ndërron vende me të: në gjithë çapkënllëqet që,ndofta, kurrë nuk i ke bërë dhe, ca më shumë, ti ndjen dhimbje të madhe në gjithë atë”ece-jakesh”spitaleve të JOANËS, kësaj kreaturë bukurie e mirësie. Pa dyshim që qan,si ta kesh një njeri të dashur, të familjes,kur ndahet nga jeta,një lule  e bukur si JOANA që e vrau një”ngricë” ardhur befas. Nëse në libër ka aq dhimbje,se kujtimet janë”bio” dhe, kur thotë HYGOI:” Po rrojte me kujtime, do hiqesh zvarrë dhe çdo ditë do të”vdesësh” ng pak.”

 

 Tiranë, 6 shtator 2019

 

Comment

*