Uashington, 5 nëntor 2024 – Sipas reultateve të anketimit të firmës Edison Research, të publikuara nga agjencia e lajmeve Reuters, Kamala Harris është më e pranueshme për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se sa rivali i saj Donald Trump.arriH
* 44% e votuesve në mbarë vendin thanë se kishin një pikëpamje të favorshme për zotin Trump, krahasuar me 46% që ishin shprehur kështu në anketimin e firmës Edison Research në vitin 2020. 54% e shohin atë në mënyrë të pafavorshme, krahasuar me 52% në 2020.
* 48% e votuesve në mbarë vendin thanë se kishin një pikëpamje të favorshme për zonjën Harris, krahasuar me 52% që thanë të njëjtën gjë për Presidentin Biden në anketimin e firmës Edison Research në vitin 2020. 50% e shohin atë në mënyrë jo të favorshme, krahasuar me 46% që e shihnin zotin Biden kështu në vitin 2020.
* 31% e votuesve në mbarë vendin thanë se ekonomia ishte më e rëndësishmja për të vendosur se si të votonin në zgjedhjet presidenciale. 11% përmendën emigracionin, 14% abortin, 34% gjendjen e demokracisë, 4% politikën e jashtme.
* 45% e votuesve në mbarë vendin thanë se gjendja financiare e familjes së tyre ishte më e keqe se sa ishte katër vjet më parë, krahasuar me 20% që thanë kështu në anketimin e firmës Edison Research në vitin 2020. 24% thanë se ishin më mirë se katër vite më parë, krahasuar me 41% në 2020. 31% thanë se gjendja e tyre financiare ishte e pandryshuar.
* 51% e votuesve në mbarë vendin thanë se i besojnë më shumë ish-Presidentit Trump për të menaxhuar ekonominë, ndërsa 47% thanë se i besojnë më shumë Nënpresidentes Harris.
(r.m.)