Tiranë, 22 qershor 2022 – Tenderi për dërgimin në hapësirë të satelitëve “Albania 1″ dhe “Albania 2”, është anuluar.
Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përmes një njoftimi, ku theksohet se një nga kompanitë në garë nuk ka plotësuar kriteret.
Në njoftim nënvizohet se objekti i kontratës me titull “realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar shërbimi satelitor), për një periudhë 3 vjeçare”, i cili kishte një fond limit TVSH 7.2 milionë USD është anuluar.
“Arsyet e Anulimit sipas këtij dokumenti janë bazuar në ligjin ‘për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”.
Kujtojmë se në tetor të vitit 2021 kryeministri Rama deklaroi nga salla e parlamentit se qeveria po planifikonte të dërgonte në muajin mars dy satelitë në orbitë të emërtuar “Albania 1” dhe “Albania 2”, ndërkohë që muajt kualuan dhe premtimi nuk u mbajt.
(Panorama)