Ardita Sinani e shpall fitoren në zgjedhjet lokale në Preshevë

Preshevë, 3 qershor 2024 – Ardita Sinani, kandidate e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) ka fituar më së shumti vota në gjedhjet lokale në Preshevë, të cilast u mbajtën të dielën.

Në mbrëmje, pas publikimit të rezultateve paraprake, ajo ka shpallur fitoren e saj dhe i ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë mbështeur atë.

“Subjekti ynë politik i ka 4078 vota, PDSH-ja e dyta. Kjo fitore përpos që është rritje për subjektin tonë politik, krahasim me numrin në rënie të votuesve, për neve është shumëfish më e madhe ne kemi dominuar në të gjitha bastionet e jemi dominues në bastionet e APN-së”, ka deklaruar Sinani.

Ajo u ka premtuar votueseve se do të udhëheqë “me aturi dhe me këmbë në tokë” në komunën e Preshevës.

“Ky proces ishte shumë i rëndësishëm. Dhe me maturi e me këmbë në tokë duhet ta qeverisim për katër vitet e ardhme. Andaj me këtë fitore bindëse më keni ngarkuar me një përgjegjësi për të udhëheq me komunën e Preshevës. Urime me fat”, ka thënë Sinani.

Ajo ua ka përcjellë votuesve të saj edhe të falat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili i ka dhënë mbështetje gjatë fushatës parazgjedhore.

Ardita Sinani është këshilltare e Kryeministrit Kurti.

Në zgjedhjet lokale në Preshevë kanë garuar 6 subjekte shqiptare dhe 1 subjekt i pakicës serbe.

Sipas rezultateve papaprake, Partia për Veprim Demokratik Iika fituar 4.078 vota (11 këshilltarë në Asamblenë Komunale), Partia Demokratike Shqiptare i ka fituar 3.093 vota (8 këshilltarë). Alternativa për Ndryshim i ka fituar 2.856 vota (8 këshilltarë), Lëvizja për Reforma i ka fituar 2.140 vota (6 këshilltarë) Aleanca për Luginën i ka fituar 1154 vota (3 këshilltarë), Unioni Demokratik Shqiptar i ka fituar 566 vota (1 këshilltar) dhe Lista Serbe i ka fituar 641 vota (1 këshilltar).

Sipas komisionit komunal të zgjedhjeve, në zgjedhjet e djeshme në Preshevë kanë marrë pjesë vetëm 30 për qind të votuesve.

Procesi i votimit në Preshevë dhe në Bujanoc është zhvilluar pa ndonjë incident serioz.

(r.m.)