Prishtinë, 19 gusht 2023 – Arkeologu francez Christophe Goddard, i cili është pjesë e ekipit që zbuloi mbishkrimin e Perandorit Justinian në Parkun Arkeologjik të Ulpianës, është shprehur i mahnitur me zbulimet arkeologjike në Kosovë.
Ai ka thënë se Evropa duhet të vazhdojë mbështetjen e kërkimeve arkeolgjike në Kosovë, sepse ato po nxjerrin në dritë një pjesë shumë të rëndësishme të historisë së antikitetit në Evropë.
“Të gjithë ne në Evropë duhet të kemi një përqindje dardane. Prandaj Evropa, Bashkimi Evropian, bashkë me ambasadën franceze (në Kosovë) është e interesuar ta vazhdojë këtë projekt”, ka thënë Goddard në televizionin Tëvë1.
Arkeologu francez është pjesë e ekipit që e zbuloi mbishkrimin e Perandorit Justinian në qyteetin dardan Justiniana Secunda, në bazilikën më të madhe paleokristiane, në Parkun Arkeologjik të Ulpianës, 5 km në jug-lindje të Prishtinës.
Zbulimet e fundit arkeologjike në Kosovë vulosin tezën për vazhdimësinë iliro-shqiptare në Evropën Jug-lindore, e cila kontestohej nga historiografia serbe.
“All of us in Europe probably have some percentage of Dardan”
— Egzon Azemi (@egzonazemii) August 17, 2023
says French archaeologist who is part of the team that discovered the Dardan City of Justinian inscription, in the largest Paleochristian church, in ancient Ulpiana, which is only 5 km away from the capital of Kosova pic.twitter.com/uW460BmrZ3
(r.m.)