Janë arrestuar dy truprojet e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Hekuran Marku u arrestua në Gjermani dhe Paul Deda alias Agustin Deda u arrestua në Francë.
Prokuroria Posaçme ka dërguar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tyre në Shqipëri, raporton gazetarja e Ora News, Keti Banushi.
Ata ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Shpirti”
Operacioni u ndërmor në orët e para të mëngjesit të 2 korrikut 2021, me ekzekutimin e 28 urdhër-ndalimeve në 4 shtete: Itali, Shqipëri e Mali i Zi, ndërsa 10 të tjerë ishin arrestuar më parë.
Në deklaratën e bërë ngs SPAK dhe antimafia italiane bëhej e ditur se mes 38 të arrestuarve këtë të premte (2 korrik) u ndalua dhe prokurori Maksim Sota i lindur në Krutje të Lushnjes por që përfaqësonte akuzën në Vlorë dhe Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.OraNews