Prishtinë, 14 nëntor 2022 – Janë arrestuar Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, aktivistë të organizatës ORCA, pas aksionit kundër plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.
Një njoftimin e ORCA-s thuhet se pavarësisht nga arrestimi i dy aktvstëv të saj, organizata “do të vazhdojë luftën kundër plagjiaturës”.
“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril. Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal”, thuhet në njoftim.
“Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë. Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës!”, thuhet në njoftimin e organizatës ORCA.
(r.m.)