Moskë, 15 mars 2022 – Gazetarja ruse Marina Ovsiannikova, e cila, të hënën nëmbrëmje, protestoi kundër luftës në studion e Televizionit shtetëror rus “Kanal 1”, është arrestuar nga policia ruse menjëherë pas protestës dhe u dërgua në stacionin e policisë në Moskë. Aktualisht ajo ndodhet në arrest shtëpie, në pritje të gjykimit për aktin e saj të guximshëm.
Në disa postime në rrjetet sociale, të cilat nuk dihet nëse janë bërë nga ajo apo nga dikush tjetër në emërin e saj, Marina Ovsiannikova thotë se ajo nuk e di çfarë do të ndodhë me të në të ardhmen, por avokat i ka thënë se ajo rrezikohen të dënohet prej 5 deri 10 vjet burg.
Por, pavarësisht nga kjo, ajo thekson se është krenare për aktin e saj.
“Avokati më tha se rrezikoj një dënim nga 5 deri në 10 vjet. Nuk pendohem për veprimin. Sidoqoftë kam nevojë për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Ovsiannikova në Twitter.
Ajo ka thënë se ndihet e turpëruar për punën në televizion pasi aty i ka shërbyer propagandës së Kremlinit.
Marina Ovsiannikova, para se të protestonte në studion e televizionit, e kishte regjistruar një video mesazh ku bënte thirrje për protesta kundër luftës. Ajo tregon se babai i saj është ukrainas kurse nëna e saj është ruse.
Marina Ovsiannikova, të hënën në mbrtëmje, doli prapa folëses së lajmeve dhe e shfaqi një pankartë kundër luftës në Ukrainë.
(r.m.)