Arrestohet ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi, Veselin Veloviq

Podgoricë, 24 korrik 2023 – Prokuroria Speciale e Malit të Zi konfirmoii se ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Veselin Veloviq, është arrestuar të hënën. Ndaj tij rëndojnë akuzat për “krijimin e një organizate kriminale”, “abuzim me pozitë zyrtare” dhe “kontrabandë”.

Prokuroria Speciale bëri të ditur se edhe një person tjetër është arrestuar, kurse në kërkim janë edhe dy të tjerë. Të gjithë këta ngarkohen me akuza të njëjta.

“Departamenti i Policisë Speciale, me urdhër të Zyrës së Prokurorit Special, i ka privuar nga liria V.V dhe M.N, dhe ndaj tyre është ngritur padi penale, si dhe ndaj A.M dhe N.M., të cilët janë në kërkim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në njoftim thuhet se zyrtarët policorë i kanë bastisur banesat dhe objektet tjera në pronësi të të arrestuarve.

Prokurori i shtetit, Vukash Radonjiq, tha se dëshmtë për aktivitetet krimiinale të tyre janë siguruar në bashkëuunim me EUROOL-in.

“Dëshmitë kundër tyre janë mbledhur në bashkëpunim me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim dhe Zbatimin e Ligjit, EUROPOL”, tha prokurori Radonjiq.

Ai tregoi se operacioni i Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë lidhur me këtë rast do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, tha se “nuk ka individë të paprekshëm dhe bastione të pathyeshme mafioze dhe se shteti po fiton”.

Kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq, përgëzoi prokurorinë, policinë dhe rganet tjera të sigursë.

“Dora e drejtësisë e arriti Veselin Veloviqin, më në fund”, shkroi ai në Twitter.

https://twitter.com/DritanAbazovic/status/1683424939804598273?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1683424939804598273%7Ctwgr%5Efdd7671de88fdc6e09af88add2748f64c3a26781%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.zeriamerikes.com%2Fa%2F7193418.html

Kush është Veselin Veloviq?

Veselin Veloviq ka qenë drejtor i Policisë së Malit të Zi në periudhat 2007-2011 dhe 2018-2020. Në periudhën mes dy mandatave, ai ka qenë këshilltar i ish-presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, kurse në qeverinë e ish-kryeministrit Milo Gjukanoviq, nga viti 2014, ka qenë sekretar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Prej vitit 2020, kur Partia Demokratike e Socialistëve i humbi zgjedhjet, e deri më 20 maj të këtij viti,Veloviq ka qenë këshilltar për çështje të sigurisë i Presidentit të Malit të  Zi, Milo Gjukanoviq. Ai e ka mbajtur këtë pozitë deri në prill të këtij viti, kur përfundoi mandati i Gjukanoviqit.

Veloviq ka pasur funksione të rëndësishme në Policinë e Malit të Zi edhe para pavarësisë së shtetit. Në periudhën 1995 – 2005, ai ka qenë komandant i Njësitit Special kundër-Terrorizmit.

Në fund të viteve 1990, gjatë përplasjeve politike mes Gjukanoviqit, atëherë kryeministër i Malit të Zi, dhe ish-presidentit të shtetit, Momor Bullatoviq, i cili ishte besnik i ish-liderit jugosllav, Slobodan Milosheviq.

Në janar të vitit 1998, Veloviq e kishte parandaluar një tentim të mbështetësve të Bullatoviqit për ta marrë nën kontroll ndërtesën e qeverisë që drejtohej nga Gjukanoviqi.

Më vonë, Veloviq është përmendur për disa afera në ekonomi, në të cilat ishte përfshirë edhe policia.

Në vitin 2021, ai ishte arrestuar për sulm ndaj një zyrtari gjatë protestave kundër shugurimit të Mitropolitit Joanikie të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje. Ai ishte liruar pas dy ditëshme vendim gjykate. Në maj të këtij viti, ky vendim u përmbys nga Gjykata Supreme në Podgoricë.

(r.m.)