Stamboll, 10 nëntor 2023 – Dritan Rexhepim kreu i organizatës së drogës “Kompania Bello”, është arrestuar në Stamboll.
Lajmin e ka konfirmuar ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya.
Ai ka treguar se Rexhepi është arrestuar kur është konstatuar ai ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të falsifikuar, me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.
Ministri Yerlikaya ka thënë se arrestimi është bërë pas shkºmbimit të informacioneve të policisë turke me policinë italiane.
“Lufta jonë kundër tregtarëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”, ka shkruar ministri Yerlikaya në platformën “X”.
İstanbul’da düzenlenen "KARTEL OPERASYONU" ile İtalya ve Arnavutluk makamlarınca;
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) November 10, 2023
🟥 Kırmızı Bülten’le aranan ve Güney Amerika’dan Avrupa’ya uyuşturucu sevkiyatı yapan "KOMPANİO BELLO" isimli uyuşturucu Kartelinin lideri Dritan REXHEPI yakalandı❗️
Aziz Milletimiz bilmesini… pic.twitter.com/4cbWMYNQgg
Media turke NTV ka publikuar pamje të çasteve të arrestimit.
Dritan Rexhepi njihet si kreu i një karteli të drogës që transporton kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Ai kërkohej nga Italia dhe Shqipëria.
(r.m.)