Stamboll, 3 shtator 2024 – Turqia njoftoi se e ka arrestuar një shtetas të Kosovës që dyshohet për menaxhimin e rrjetit financiar të agjencisë izraelite të zbulimit, Mossad.
“Liridon Rexhepi u arrestua në Stamboll më 30 gusht, i dyshuar për transferimin e fondeve për personelin e Mossadit që vepron në Turqi”, ka thënë Agjencia Turke e Zbulimit, MIT.
Në njoftim thhet se Liron Rexhepi ka qenë nën vëzhgim që nga hyrja e tij në Turqi, më 25 gusht.
Sipas MIT, Liridon Rexhepi dyshohet se ka lehtësuar transfertat financiare nga vendet e Evropës Lindore, kryesisht Kosova, te agjentët e Mossadit në Turqi. Fondet e transferuara nga Rexhepi janë përdorur për mbledhjen e informacioneve në Siri dhe për operacionet psikologjike kundër palestinezëve.
“Rexhepi i përdori shërbimet e transferimit të parave për të transferuar fonde në Turqi. Fondet më pas Iu shpërndanë operativëVE në terren, të cilët, nga ana tjetër, dërguan një pjesë të parave në Siri, shpesh duke i përdorur kriptovalutat për këto transaksione”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Rexhepi, në deklaratën e tij dhëndhënë në polici, ka pranuar se ka transferuar para.
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu, ka pohuar se autoritetet turke ia kanë dërguar disa pyetje lidhur me Rexhepin, por nuk ka shpjeguar më shumë, për shkak tբ, simë, për shkak tբ, siçështë shprehur, “ndjeshmërisë së rastit”.
Izraeli nuk e ka komentuar njoftimin e autoriteteve turke.
Sivjet në Turqi janë arrestuar më shumë se 20 persona të dyshuar për lidhje me Mossadin.
Turqia i ka dënuar operacionet e Izraelit në Rripin e Gazës. Ajo e ka akuzuar ushtrinë izraelite për sulme joselektive, në të cilat pëson më së shumti popullsia civile.
(r.m.)