Arrijnë në Shkup trupat e pajetë të viktimzave të aksidentit në Bullgari

Shkup, 3 dhjetor 2021 – Të premten, më 3 dhjetor, në Maqedoninë e Veriut janë sjellë trupat e pajetë të 45 personave që e humbën jetën, më 23 nëntor, në autobusin e aksidentuar në Bullgari. Viktimat janë bartur me dy avionë ushtarakë bullgarë.

Në Aeroportin e Shkupit janë pritur nga drejtuesit më të lartë tw shtetit tw Maqedonisw sw Veriut si edhe perfaqwsues nga Kosova e Shqipëria.

Arkivolet me trupat e pajetw tw viktimave do t’u dorëzohen nw mwnyrw tw organizuar familjarëve në vendbanimet e tyre.

Shumica e viktimave tw aksidentit tragjik kanë qenë familjarë e tw afwrm që kishin udhëtuar në Stamboll të Turqisë për një vizitë treditore.

Të gjitha viktimat kanë qenë shqiptarw, shtetas të Maqedonisë së Veriut. Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë e tw mitur.

Aksidentit i kanë mbijetuar shtatë udhëtarë, të cilët janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të autobusit tw agjencisw turistike “Besa Trans”, i cili ka marrë flakë pas përplasjes së bankinat e autostradës “Struma”, rreth 40 kilometra nga Sofja, por disa hetues e prokurorë bullgarë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që shkaktare tw zjarrit tw kenw qenw shkwndijat e shkaktuara nga përplasja e autobusit nw mbrojtwset metalike anws rrugws.

“Në momentin e aksidentit, në gomën e përparme të autobusit është ‘varur’ një copë e madhe e bankinës që ndanë korsinë e autostradës, e cila pas përplasjes në pjesën tjetër është gjetur e lakuar si ‘fizarmonikë’ duke shkaktuar fërkime dhe shkëndija…Mund të imagjinoni se çfarë fërkimi dhe shkëndija mund të jenë paraqitur”, ka deklaruar Marian Mihailov për televizionin BTV.

Ai ka refuzuar të zbulojë publikisht shkakun e zjarrit pasi, sipas tij, kjo është “lënë në duart e ekspertëve”, të cilët tashmë kanë “pistat e tyre të hetimit”.

Paraprakisht, edhe zëvendëskryeprokurori bullgar, Borislav Sarafov, nuk e kishte përjashtuar mundësinë që shkaktari i zjarrit të ketë qenë përplasja e autobusit në bankinën e autostradës.

“Shkak i mundshëm i zjarrit ka qenë përplasja e autobusit në anën e djathtë të bankinës, ndërsa pjesë të saj kanë shkaktuar shkëndija në pjesën e poshtme të autobusit duke shkaktuar më pas ndezjen e karburantit dhe të vajrave tjerë”, ka deklaruar Sarafav në Sofje më 25 nëntor.

Edhe prokurorët maqedonas nuk e kanë përjashtuar mundësinë që zjarri të jetë shkaktuar nga shkëndijat, të cilat janë shndërruar në zjarr të fuqishëm pas përplasjes së autobusit me bankinat e hekurta përgjatë autostradës.

“Nafta shumë vështirë digjet, por është e mundur të ketë pasur shumë shkëndija pasi shoferi fillimisht ka goditur parmakët me pjesën e djathë të autobusit duke shkulur shtatë apo tetë shtylla metali, pastaj ka kaluar në anën e majtë ku, po ashtu, ka goditur parmakët dhe sërish ka kaluar në anën e djathë që pastaj të përfundojë sërish në anën e majtë ku supozojmë të jenë paraqitur shkëndija të mëdha pas çka edhe ka marrë flakë. Por, duhet të presim hetimet dhe analizat për të pasur një raport përfundimtar mbi shkaqet e aksidentit”, ka deklaruar prokurorja e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska.

Ajo ka thënë për mediat lokale në Shkup se prokuroria po heton edhe lëshimet tjera që janë bërë brenda territorit të Maqedonisë së Veriut, në veçanti me licencat për transport të udhëtarëve.

“Në Prokurorinë Themelore të Shkupit ka nisur një procedurë parahetimore, jo për shkaqet e aksidentit, por për aspekte tjera, e në veçanti ajo që doli në opinion se si është e mundur që autobusi i aksidentuar vetëm gjatë këtij viti të ketë kaluar 135 herë kufijtë e Maqedonisë së Veriut pa licencë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve. Nuk mund të them nëse ka pasur një krim organizuar pasi këtë do ta tregojë hetimi”, ka deklaruar Ruskoska.

Bullgaria, me 6.9 milionë banorë, është përballur me disa aksidente rrugore vdekjeprurëse edhe në të kaluarën.

Aksidenti i fundit ka ndodhur më 2018, kur 17 turistë bullgarë kanë vdekur pas rrëshqitjes dhe rrokullisjes së autobusit, si pasojë e lagështisë.

Aksidentet zakonisht janë shkaktuar për shkak të kushteve në rrugë, makinave të vjetra dhe shpejtësisë.

(REL)