Arrin në Kosovë ambasadori i ri i SHBA-ve, Jeffrey Hovenier

Prishtinë, 9 janar 2022 – I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Ammerikës në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, ka njoftuar se ambasadori i ri i SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, ka arritur në Kosovë.

Giacobbe, në një postim në Twitter, e kacilësuar nder që gjatëmuajve të fundit ka shërbyer si i ngarkuar me punë në ambasadën e SHBA-së  në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se ambasadori Honevier do t’i dorëzojë të hënën letrat kredenciale të Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sot e mirëprita në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. Ka qenë një nder të shërbej si i Ngarkuar me Punë gjatë disa muajve të fundit. Vazhdoni të ndiqni Ambasadën e Amerikës për përditësime mbi javët e para të ambasadorit Hovenier, duke përfshirë ceremoninë e kredencializimit të tij, nesër”, ka shkruar Giacobbe.

Ambasadori Jeffrey Honevier është njohës shumë i mirë i Kosovës dhe zhvillimeve politike në Kosovë, qysh prej vitit 1999. Aika  qenë pjesë e ekipit amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës në Vjenë.  

(r.m.)