Prishtinë, 29 shkurt 2024 – KFOR-i ka njoftuar se në Kosovë ka arritur një njësi e trupave ushtarake nga Turqia e cila do ta zëvendësojë një njësi të trupave italiane që e përfundon misionin e saj në Kosovë.
“Dislokimi i kontingjentit turk pasqyron përkushtimin e KFOR-it për të vazhduar ofrimin e një mjedisi të sigurt për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.
Ky është edhe një demonstrim tjetër konkret i angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitet në gjithë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Turkish contingent has arrived in Kosovo, as part of the #NATO-led #KFOR mission. It will replace a unit of Italian troops previously deployed, as part of Reserve Forces assigned to #KFOR. pic.twitter.com/cXdOhU7XLx
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) February 29, 2024
The deployment of the Turkish contingent reflects #KFOR’s steadfast commitment to continue to provide a safe and secure environment for the benefit of all communities living in Kosovo and freedom of movement, at all times and impartially, pic.twitter.com/qCNRs4SS4C
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) February 29, 2024
(r.m.)