Nju Jork, 23 shtator 2022 – “Java e kulturës shqiotare në SHBA”, të organizuar nga Insatituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore Shqiptare (ITSHKSH) në Shkup të enjten vazhdoi me një tubim në Federatën Panshqiptare “VATRA” në Nju Jork.
Aty ishin mbledhur një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që kishin ardhur për të ndjekur nga afër promovimin e tri veprave të botuara nga ITSHKSH: “Shkupi, vetë historia e Kosovës” – S. Asani, M. Prishtina, A. Ramaj; “Bisedime mbi -Historin bujqësore të Shqipnis-“ Eqrem bej Vlora; “Propozime për drejtshkrimin” I-II.
Drejtori i ITSHKSH, Skender Asani, e vlerësoi lart veprimtarinë e VATRES dhe përkushtumin e komunitetit shqiptar në amerikës për çështjen kobëtare.
“Komuniteti shqiptaro-amerikan ishte me fat që pati një busullë orientuese në gjithë turbullirat e kohëve. Ishte Federata Panshqiptare ‘Vatra’, organizimi më jetëgjatë i shqiptarëve në të dyja anët e Atlantikut, e themeluar në vitin 1912, e cila në të kaluarën pati si mision historik mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si dhe lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës. Por, edhe aktualisht, Federata Panshqiptare Vatra nuk është zhveshur nga petku i misionit të shenjtë, sepse ajo vazhdon të prodhojë unitet brendakombëtar dhe interaksion komunkimi e bashkëpunimi me institucionet amerikane dhe përfaqësuesit e ndryshëlm të jetës civile në SHBA”, tha Asani.
“Jam i lumtur që bashkë me kolegët e mi nga ITSHKSH u bëmë dëshmitarë të një entusiazmi të pashoq që u krijua në mbrëmjen e së enjtes në Nju Jork, ku nuk mungoi interesimi i bashkatdhetarëve tanë për punën tonë hulumtuese-shkencore dhe për vizionin tonë mbi të ardhmen e botës shqiptare. Ky interesim burimin e kishte tek vetdija e formuar e mërgatës sonë për rolin që kishte dhe që ka aktualisht në nxitjen e proceseve ndërgjegjësuese të botës shqiptare, kudo ku ndodhet ajo, pikërisht ashtu siç vepruan një shekull më parë viganët e mendimit dhe veprimit shqiptar Fan Noli, Faik Konica, që njëherësh ishin edhe themeluesit e parë të Federatës Panshqiptare – Vatra”, shtoi ai.
Në shenjë mirënjohjeje, ai ia dhuroi federatës disa eksemplarë të librane që u promovuan aty.
“Për të shprehur mirënjohjen e sinqertë ndaj drejtuesve të VATRËS, dhe sidomos ndaj kryetarit të saj, z. Elmi Berisha, për organizimin e këtij aktiviteti mbresëlënës, nuk mjaftonin vetëm fjalët, andaj në mënyrë simbolike deshëm të përkujtojmë vatranët se librat ishin ato që zgjuan shqiptarët nga letargjia shumëshekullore”, u shpreh Asani.
“Mesazhi më kuptimplotë që doli nga ky takim në Federatën Panshqiptare – Vatra ishte ideja se civilizimet kanë gjithmonë nevojë për transformime të brendshme, kurse e përbashkëta e këtyre transformimeve është absorbimi i vlerave pozitive univerzale dhe shpërndarja e përvojave më të mira në tejkalimin e keqkuptimeve e mosmarrëveshjeve të natyrave të ndryshme”, shtoi ai.
“Faleminderit vatranë që na bëni krenar me të qenit shembull i atdhedashurisë edhe atëherë kur atdheu nga hallet e shumta ju harron t’iu shpreh mirënjohje institucionale për kontributet tuaja kolosale’, theksoi Asani në përfundimtë fjalës së tij!
Bashkë me librat ai ia dhuroi “Vatrës” edhe disa boça të pishës së mbëltuar Gonxhe Bojaxhiu (Nëna Terezë) në Shkup në vitin 1980, në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin ndaj kauzave shqiptare.