Beograd /Preshevë, 5 prill 2022 – Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka proceduar 98,49 për qind të vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare. Sipas rezultateve të deritashme, shqiptarët nuk do të kenëasnjë përfaqësues në legjislacionin e ri.
Dy listat shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet e fundit nuk kanë arritur deri më tani të marrin votat e nevojshme që të kenë ulëse në Kuvend.
Sipas rezultateve të fundit, “Koalicioni i Shqiptarëve” i Shaip Kamberit ka marrë deri më tani besimin e 0.26 për qind të qytetarëve, gjegjësisht ka 9,651 vota, që do të thotë se nuk do të ketë asnjë deputet.
Gjithashtu edhe lista tjetër e shqiptarëve e kryesuar nga Shqiprim Arifi, “Alternativa për Ndryshim” ka marrë besimin e shumë pak votuesve. Ajo deri më tani ka 0.09 për qind apo 3, 273 vota, që do të thotë se do të mbetet jashtë Kuvendit.
Kamberi ka reaguar sot përmes rrjeteve sociale duke kërkuar që të përsëriten zgjedhjet në Luginën e Preshevës, pasi që sipas tij procesi nuk ishte i lirë, as demokratik.
Sipas tij, zgjedhjet e fundit në Serbi të datës 3 prill u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë.
“Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës”, tha a.
“Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira”, ka thënë ai.
Kamberi katheksuar se zgjedhjet duhet të përsëriten në Luginën e Preshevës, por më pare duhet kthyer të drejtën e shqiptarëve për të votuar, e cila u është mohuar atyre.
Për procesin e zgjedhjeve në Serbi ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe eurodeputetja Viola von Cramon.
Në bazë të një vlerësimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të bërë në vitin 2015, janë rreth 70 mijë banorë shqiptarë të regjistruar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
(Sipas Telegrafit)