Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 21 raste të reja pozitive me COVID-19. Ndërsa asnjë person nuk ka vdekur si shkak i infektimit me koronavirus. kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Njoftimi i plotë:
02 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës.
Deri më sot 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.651 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.370. Në total numri i rasteve aktive është 441.