Denion Ndrenika
Korrespondent i “Report TV” në SHBA
Marrëveshjet e Kosovës me Serbinë si përherë për faj të serbëve, zvarriten dhe mbahen për tension dhe konflikt.
Krijimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, pra Asosacioni, është një shqetësim i tillë, i rrezikshëm, por ngutet të bëhet, ndonëse cenon Kushtetutën e Kosovës në parimet e presidentit finlandez Marti Ahtisari dhe nuk respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhjetor 20153.
Pyetja është nëse thuhet gjëkundi që Asosacioni i serbëve në verilindjen e Shqipërisë, pra në Kosovë, nuk do të ketë përjetësisht të drejtë shkëputjeje territoriale siç e ka Tiroli i Jugut etnik austriak nga Italia apo mosbashkim austro-gjerman Anshlus?
Kjo, marrë shkas nga e drejta për simbole dhe flamuj, nëse.
Dhe, nëse nuk e ka drojën për shkëputje, kush garanton që Asosacioni nuk ndez konflikt siç e kanë genetikisht serbët? Ritheksuar, duke kërkuar shkëputjen në ndonjë çast?
A nuk shkelen kështu tre “Jo”-të e Ahtisarit për mosndarjen e Kosovës, moskthimin në gjendjen para 1999, mosbashkimin me ndonjë shtet apo pjesë të ndonjë shteti fqinj në këmbim asokohe të pavarësisë së kushtëzuar?
Po plani i kahershëm i Ban Ki Munit (ish-SP i OKB-së), që “Vetëvendosja!” i shtoi një “s”, pra “S’Ban S’Ki S’Mun”, mos duket më i mirë se Asosacioni?
Nuk mjafton të thuash që këtë e do Uashingtoni sepse në shumëvjeçarë të shkuar Uashingtoni ecte për autonomi e më pas për ndërhyrjen çlirimtare dhe pavarësinë e kushtëzuar e të plotë.
Në çfarë hapash duhet ecur për të garantuar mosshkëputjen territoriale të serbëve?
Ata, serbët kanë dëshmuar që nuk respektojnë asnjë marrëveshje e përse tash duhen besuar?
Po Shqipëria parazite pse fshihet dhe nuk flet, me keq se çdo herë tjetër?
Të gjitha këto kanë nevojë domosdoshmërisht për përgjigje dhe jo për inate.
Është e vërtetë që ne jemi të vegjël, veturojmë fat kur na bie rasti, mirëpo uthulla e fortë çan enën e saj, pra inati nuk na duhet.
Diplomatët shqiptarë duhet të ecin bashkarisht veçanërisht për kësi teme serioze dhe jo të mburraviten se janë me ndërtesa konsullore, ambasada apo ndonjë certifikatë të përbashkët për emigrantët.
Inati në Prishtinë, heshtja në Tiranë shkakton këtë rënie ose zbehje të mbështetjes sidomos nga Uashingtoni, e vërejtur në qëndrime kohëpaskohe.
Shkurt e trup diplomacia Tiranë-Prishtinë duhet të gjejë mekanizma ta shtyjë një zhvillim të rrezikshëm me qetësi, të marrë kohë për ta qartësuar, për garanci që Asosacioni të mos ngjajë me serbo-boshnjakët që bllokojnë çdo gjë dhe kërcënojnë zhbërjen e Dejtonit, ndonëse është marrëveshje që sjell pikërisht këto pasoja dhe pikërisht si tërë historinë për shkak të serbëve.
Tirana eshte ne hall me Prishtinen. Kur flet, qe zkonisht flet me konkretisht se vete Prishtina, Keta reagojne: pse po flet Tirana,na jem shtet i pavarur dhe nuk ka asnje arsye qe Tirana te shpreh paternalizem ndaj nesh.Kur nuk flet,apo prit si do te vepron Prishtina,keta me nxitim deklarohen:Pse nuk po flet Tirana?! hajde bjeri ne fije kesaj politike,as nuk ngrihen e as nuk grahen!