Astronauti kthehet nga Hapësira 5 cm më i gjatë se vëllai i tij binjak

Çfarë po mëson njerëzimi nga qendrimi njëvjeçar në hapësirë i kozmonautit Scott Kelly

 

Astronauti Scott Kelly (Skot Kelli) u kthye sot, në SHBA, pas një viti udhëtimi nëpër hapësirën kozmike.
Ishte një udhëtim i suksesshëm që e ka kthyer në një emër të njohur në boë.
Por ai është edhe pjesë e një eksperimenti të rëndësishëm.
NASA po studion ndryshimet në trupin e tij duke i krahasuar me vëllain e tij binjak, për të hulumtuar ndikimin që sjell te njeriu jeta në hapësirë.
Dallimi më i qartë shtë gjatësia e trupit. Scot është tani më shumë se 5 centimetra më i gjatë se vëllai binjak, Mark Kelly.
Shkencëtarët e shpjegojnë këtë zgjatje me mungesën e forcës së rëndesës që ka sjellë zgjerimin e disqeve të shtyllës kurrizore.
Në të kaluarën, astronautët ktheheshin me muskujt dhe kockat e dobësuara për shkak të mungesës së lëvzjes, në anijen kozmike.
Tani, programe rigoroze dhe mjete për stërvitje fizike, 2-3 orë në ditë janë përfshirë në mjedisin dhe rendin e ditës së astronautit në anijen kozmike, gjatë qendrimit në hapësirë.

Problemi më i madh është ndikimi i rrezatimit. Ai është normalisht 30 herë më i madh se në Tokë dhe mund të rritet deri në 300 herë më shumë, nëse i afrohesh planetit Mars apo udhëton shumë më thellë në hapësirë.
Çfarë ndodh me organet e trupit prej këtij rrezatimi? Sa dëmtues është ai? Këto e pyetje të tjera janë me rëndësi për shkencën sepse njerëzimi po përgatitet për udhëtime më të gjata hapësinore.
Scott Kelly ka edhe zvogëlim të zemrës, një tjetër efekt i mungesës së lëvizshmërisë në kushtet e jetës së kufizuar në kabinën e anijes.
Njeriu udhëtoi në Hënë në vitet 1960. Tani pikësynimi tjetër është planeti Mars. Teknollogjia është gati, por aftësia e njeriut për ta përballuar atë udhëtim është ende në dyshim. Kelly sapo bëri një provë të rëndësishme për shkencën dhe njerëzimin. (Ruben Avxhiu)