Athina e quan “ofendim të drejtësisë” vendimin për mbajtjen në burg të Belerit

Bruksel, 22 maj 2023 – Greqia reagoi menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për vazhdimin e masës së paraburgimit për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Ministria e Jashtme greke e ka cilësuar vendimin e sotëm të  gjykatës si “ofendim të ndjenjës së drejtësisë” dhe të “shtetit të së drejtës”.

“Zgjatja e paraburgimit për Fredi Belerin, tashmë i zgjedhur Kryetar i Bashkisë së Himarës, ofendon ndjenjën e drejtësisë së publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, të shpërndarë pasdite në Tëitter.

Çështjen e Belerit, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, nën akuzën për blerje votash, e ka ngritur edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, në një takim të tij me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka, në Bruksel, në margjina të takimit tëministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Disa orë pas takimit, Dendias postoi në TWitter një njoftim të shkurtër, ku nuk jepet informacion për përmbajtjen e bisedës.

‘Në margjinat e takimit të sotëm BE-FAC në Bruksel u takova me homologen e Shqipërisë, Olta Xhaçka. Gjatë diskutimit u ngrit edhe çështja që ka të bëjë me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri”, ka shkruar Dendias.

Ndërkaq, ministrja Xhaçka, në postimin e saj, ka thënë se zotit Dendias, të cilin e ka quasjtur “mik i mirë”, ia ka bëtë të qartë se kjo është çështje e gjykatës.

“Takimi me kolegun dhe mikun tim të mirë, ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në Bruksel ishte një rast i mirë për ta diskutuar në mënyrë të sinqertë çështjen e zotit Beleri. Bëra të qartë se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe”, ka shkruar Xhaçka.

https://twitter.com/xhacka_olta/status/1660635896385875969?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1660635896385875969%7Ctwgr%5E4d06fa3696ed91a314c11162adcb15c52e6ca0ab%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.zeriamerikes.com%2Fa%2F7104047.html

Më herët, në disa raste, autoritetet greke, përfshirë edhe kryeministrin Kyriakos Karamanlis, kanë paralajmëruar se arrestimi i Belerit mund të çojy në përdorimin e vetos greke në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

(r.m.)