Autoritetet serbe dhanë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit

Prishtinë, 8 gusht 2024 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës njoftoi se Prokuroria e Qarkut në Beograd ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës të vrarë në Lloznicë të Serbisë, më 19 korrik.

“Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për ta sjellë në Kosovë”, njofton MPJD.

“Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më herët gjatë ditës, avokati Koci ka thënë se identiteti i Faton Hajrizit është vërtetuar pas analizave të materialit gjenetik të nënës së tij, në Beograd. Ai ka thënë se trupi i pajetë i Fatonit gjendet në morgun e Lloznicës dhe se ai po priste përfundimin e procedurave për doirëzim nga autoritetet sëerbe.

MPJD e Kosovës bën të ditur se institucionet dhe ekspertët e Kosovës do të merren me identifikimin dhe me analizat mjeko-ligjore të trupit të pajetë të Hajrizit.

(r.m.)