Av.i familjes Durda, Matlija: Hoqëm pengesën absurde juridike, por çështja është e komplikuar

Avokati i familjes Durda, Dorian Matlija, në një reagim pas vendimit të Apelit të Posaçëm për rihetimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu deklaroi se pas 12 vitesh u hoq një pengesë juridike absurde.

Megjithatë ai theksoi se ky është vetëm hapi i parë dhe se procesi do të jetë i gjatë dhe shumë i komplikuar.

“Pas 12 vitesh më në fund kjo pengesë hiqet dhe çështja mund të nisë. Çështja është shumë e gjatë dhe e komplikuar. Edhe Mediu do të bëjë veprimet e veta juridike në bazë të legjislacionit. Jemi ende në fillim. Lajmi i mirë është se është hequr një pengesë absurde juridike.Të gjithë argumentat e  shkallës së parë kanë qenë të gabuara”, – raportoi Ora News