Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Sokol Hazizaj, u shpreh se Sot gjyqtarët janë nën akuzë dhe të dyshuar për shkak të procesit të Vettingut.
Ai shtoi se çfarë vendimesh mund të pritet nga këta gjyqtarë dhe prokurorë që janë nën presionin e dyshimit të për pasurinë, profesionalizimin dhe integritetin.
Hazizaj: Sot gjyqtarët janë nën akuzë, që do të thotë se kontrollohen në profesionalizëm, pasurisë dhe integritet. Kjo do të thotë se barrën e provës e kanë ata. Pra, janë të dyshuar. Çfarë vendimi pret nga një shtet që është i dyshuar? Mund të ketë një vendim të pastër nga një person që është i dyshuar për këto tri gjëra? A mund të ketë një vendim nga një gjyqtar që është duke u vettinguar?
Sot sistemi i së drejtës dhe drejtësia jepet nën presion. Ky është presioni i vlerësimit ndaj personit që është i dyshuar, dhe këta të dyshuar janë gjyqtari dhe prokurori që shprehen për lirinë dikujt. Ky është sistemi që ka sjellë Vettingu. Pastaj politikisht mund të them se marrim frymë se marrin këta. Sot kjo ndodh, ku ka më pak se gjysma e trupës së hetimit, ndaj të cilëve ekziston dyshimi.