Avokati amerikan i Veliajt pret argumentet e Apelit lidhur me masën e sigurisë

Tiranë, 10 mars 2025 – Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë në ekipin e avokatëve të tij një mbrojtës ligjor amerikan, pjesë e studios Kasowitz Benson e Torres LLP.

Avokati Joshua Roberts ka zhvilluar të hënën një takim në njësinë e paraburgimit në Durrës.

Pas vizitës, ai ka deklaruar se në Shqipëri ka ardhur si vëzhgues dhe se do t’i këshillojë avokatët e Veliajt, të cilët kanë kërkuar nga Gjykata e Apelit lirimin me kusht të Veliajt nga paraburgimi.

Deklarata e avokatit Roberts:

Emri im është Joshua Roberts. Jam partner i një studioje ligjore amerikane që e këshillon kryetarin Veliaj. Ne jemi në dijeni për arrestin e tij prej datës 10 shkurt.

 Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngriten në bazë të një shkaku të arsyeshëm, kur të jetë kryer një krim. Qytetarët që përballen me akuza penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik për shoqërinë. Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA.

Nesër unë do të vëzhgoj argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të kryetarit Veliaj. Sot nuk do t’ju përgjigjem në asnjë pyetje dhe nuk do të bëj ndonjë vërejtje.

(r.m.)

Comment

*