BAC A MUNDET?!

Sali Bollati me kostum popullor nga Çamëria, në ditën e 28 Nëntorit.

Nga Sali Bollati

Deklarata miratuar nga Kuvendi i Tiranes per zgjidhjen e ligjit te luftës 84 vjecare qe Greqia i ka shpallur Shqiperise (ate kohe e pushtuar nga Italia fashiste); paraqitur nga PDIU (mbështetur si nga PD se bashku me PS); per te formësuar dy komisione mirëkuptimi ne Greqi e Shqiperi; si duket ka marre rruge.

Zgjedhjet per kryetar Bashkie te Himares vërtetuan se PD mbështeti Belerin (pavaresisht pjesëmarjes ne vrasjet e ushtarakeve Shqiptare, grisjen e Flamurit Kombetar Shqiptar dhe vete lavdërimin per te ashtuquajtur flamur te Vorio Epirit se bashku me kërkesën e hapjes se shkollës ne gjuhen e “nenes greqi”). Ndersa PS ftoi nga Amerika biznesmenin P. Gjikurin qe mbas 30 vjetesh largimi; duke vazhduar me entuziazëm propagandën Vorio Epirote kundër Shqiperise, mbështetur nga Gazojanisi.

Keshtu me mbështetje te PD e PS, fituan garën per kryetar Bashkie ne Himare dy greke; njeri prej te cilëve Beleri i burgosur nga Legjistativi Shqiptar; me mbështetje te partisë se Micotaqisit zgjidhet edhe deputet ne BE?! Dhe tani Micotaqi me te “drejtën” e tij deklaron para disa ditësh se mbas lirimit te Belerit nga burgu; marrëdhëniet midis dy vendeve tona do përqendrohen ne respektimin e te drejtave te minoritetit dhe ruajtjen e pronësorëve greke ne Shqiperi; duke i mundësuar Shqipërisë pranimin ne Bashkimin Evropian.

Keshtu mbas grabitjes se Kishes ortodokse nga i “shqiptarizuesi i Berishes dhe Metes” Janullo greku, dhënien e pronave Shqiptare dhjakonarëve greke, mbushja e varrezave te pleqve e fëmijëve Shqiptare me ushtare pushtuesa greke dhe se fundi vendosja e grekeve qe ne krye te ministrive , institucioneve dhe bashkitë dhe me Belero grekun ne Parlamentin Evropian, ku do diskutoi simbas Micotaqit, (krenar per bustin e babait te tije, ne token Shqiptare ngritur nga Rama ); nderprerjen e shkeljes se te drejtave te minoritareve greke ne Shqiperi.

Pra me miratimin nga parlamenti te propozimit te PDIU, simbol i zgjidhjeve te me sipërme; komisioni i propozuar nga ana Shqiptare i ka realizuar detyrimet ndaj abrogimit te ligjit grek te luftës me Shqiperine .

Historianet greke te se kaluares si Straboni-gjeografi me i njohur i antikitetit dhe Tukiditi( 460-400 para epokës se Re) e perforcojne edhe me shume te verteten:nga greket* ose si e quajne ata vehten Romei “…vendet malore, qe nga Duresi e Apolonia e deri ne Akarni banoheshin nga fiset Epirotase; fise keto qe flasin gjuhe barbare-jo greke”. Vete emri Epir vjen nga fjala Çame Ipje-Shqipe.

Në një Letër te Madherishmit Skënderbeut drejtuar kardinalit të Fermos Domenico Capranica, 8 prill 1456) vetë e shkruan: “Ne quhemi Epirotë, dhe duhet të keni dijeni se në kohë të tjera, paraardhësit tanë kaluan në vendin që ju mbani sot dhe patën luftime të mëdha me Romakët, dhe ne e dimë se në më të shumtën e herëve, ata u ndanë me nder sesa me turp.”

Të dy ushtritë epirote-shqiptare ndihmuan romakët në periudha të ndryshme; duke u krijuar mundësinë shqiptarëve të Çamërisë dhe të krahinave të tjera shqiptare për tu vendosur në Kalabri e Sicili dhe të lejohen ta flasin edhe sot atje, mbas 5 shekujsh Gluhën e Ëmbël Shqipe. Ndersa sot; pala greke si komplotistë e lindur duke mos e njohur Çamerine s’ ka pse te meret me Problemin e Çamerise Shqiptare si Toke Etnike Mijeravjecare Shqiptare me Gluhe Perendie, emërtime tokesore e vend banime si Deti Jon, Vreshteze, Shendjelle, Shenmeri, Parmëthi, Lopes, Ledhes, Qafa, Kuqi. Kastrize, Rapez e gjithë te tjerat Shqiptare si asnjë krahine tjetër.

Njihet boterisht pjesëmarrja e ushtrive Çame komanduar nga Islam Pronjo i Paramithise e Lul Çapari i Margellici vlersuar si “Vëllezër Tane” nga Dh.Ipsillanti-udheheqes i Kryengritjes se Pavaresise greke. Pa harruar urdher porosinë e “Megalidese greke:” Te gjitha vajzat e krishtera duhen regjistruar ne shkollat greke, qe neser kur te behen nena te mos u flasin femijve ne Gjuhen Shqipe” Po ashtu luftërat e Çetës dhe batalionit Çamëria kundër gjermaneve me emerat e heronjeve si Ali Demi jane zevendesuar me ato te masakruesave e vraseve si te famekeqit gjeneral grek N. Zervas bashkëpunëtor i nazistëve; pa harruar bustin e Micotaqisit-kembengulesit kundërshtar te Camerise Shqiptare??!

Sipas “demokracisë greke”, Krahina e Çamërisë me mbi 10.000 km katrore toke e mbi 200.000 banore Shqiptare muslimane e te krishtere; te cilës qe me pushtimin e 1913 i janë mohuar qe nga e drejta e gjuhës dhe e Prones dhe me masakrat. përdhunimet, vrasjet e mbi 3000 njërës te pafajshem kryesisht femije e te moshuar (une si 7 vjecar i mbijetova genocidit mbasi masakruan, vrane e lene pa varrosur qe nga gjyshi 82 vjecar Imam Muharemin e deri te motra e vogël 2 vjecare Makbulen} dhe dëbuan me dhune mbi 30.000 Shqiptare Çamë nga shtepijat dhe pronat tona mijëra vjeçare NUK NJIHEN TE DREJTAT NJEREZORE te Mohuara??!! Deri kurrë do vazhdoi “Mosnjohja??!” Bile edhe atëherë kur ekspozohen pamje e portrete ne Tirarne nga Çamëria e Martirizuar,” revoltohet edhe ambasada greke ne Tirane?! Kjo eshte “krenaria demokratike greke e sotme?!”

Në një Letër te Skënderbeut drejtuar kardinalit të Fermos Domenico Capranica, 8 prill 1456) vetë i shkruan: “Ne quhemi Epirotë, dhe duhet të keni dijeni se në kohë të tjera, paraardhësit tanë kaluan në vendin që ju mbani sot dhe patën luftime të mëdha me Romakët, dhe ne e dimë se në më të shumtën e rasteve, ata u ndanë me nder se sa me turp.” Të dy ushtritë epirote-shqiptare ndihmuan romakët në periudha të ndryshme; duke u krijuar mundësinë shqiptarëve të Çamërisë dhe të krahinave të tjera shqiptare për tu vendosur në Kalabri e Sicili dhe të lejohen të flasin edhe sot, mbas 5 shekujve Gluhën e Ëmbël Shqipe.

Çfarë dallimi esencial nga “demokracia evropiane greke” që edhe sot nuk i lejon shqiptarët krishtere Çamë të flasin gjuhën e nënës?! Gjuha e Epirotëve antikë mbijetoi nga greqëzimi. Historianët e lashtësisë pohojnë: -“ Epirotët flisnin një gjuhë “barbare”jo greke. Ketu ne Ameriken e Bekuar, Intelektuale Atdhetare te Shquar si z.Frank Shkreli i besimit Katolik deklaron :”edhe une jam ÇAM! dhe Kisha Katolike mban Liturgji per martiret e Çamerise (ndersa kisha ortodokse(faktikisht JO humane) me porosi te janullos”shqiptarit” hesht ?! Ne kete menyre “justifikohet”pastrimi Etnik i Camerise Shqiptare; per te ngjallur pretendimet shoviniste mesjetare per te ashtuquajtur fantazem vorioepir.Sot, shovinistat greke me ne krye janullatoosin,me heshtjen e qeverive dhe politikaneve pa dinjitet te Tiranes; po përdorin te gjitha metodat bizantine per greqezimin e pjesës veriore te Shqiperise se Jugut Se bashku me Rinine edhe te moshuarit Parakalojne ne bulevardet e New Yorkut vit per vit me: ”CAMERIA IS ALBANIAN!”

Dhe jo per t’u çuditur; mbas njohjes dhe dënimit te Gjenocidit grek ndaj Shqiptareve te Çamërisë Martire, ja si i Nderon Martiret e saj Kryepeshkop Aleksander me origjine Shqiptaro Arbereshe: ”ÇAMERIA ESHTE TOKE SHQIPTARE dhe CAMET JANE SHQIPTARE!! ÇAMERIA eshte PLAGE E HAPUR QE PIKON GJAK NE SEJCILIN PREJ NESH !!” ; KRYEPESHKOP ALEKSANDER I SHQIPTAREVE.

Por këtu e kam te veshtire te besoj ne se “demokracia e sotme greke” mund t’i shmanget deklaratës te ish Drejtorit te CIA-s Amerikane z.G. Tennet lindur ne Himaren Shqiptare; se “Une jam grek, dhe dihet se ne greket jemi komplotista te lindur” a mundet Beleri mbasi ka grisur Flamurin Kombetar Shqiptar, kërkon hapjen e shkollës se nenes greqi ne Himaren Shqiptare ndërsa krenohet me Flamurin e te ashtuquajtur Vorio Epir? Po Peter Gjikuria bisnesmen mbas 30 vjetesh largimi me veprimtari antishqiptare e Mbeshtetje te Vorioepirit si te dakordesohet ne ate komision “mirëkuptimi !?

Mbas miratimit nga Parlamenti i Athines, me Plotesimin e NJOHJEN E CAMERISE SHQIPTARE KONFORME LIGJEVE NDERKOMBTARE TE MROJTJES DREJTAVE TE NJERIUT CAMERIA SHQIPTARE nuk do jete FANTAZEM-por URE BASHKEPUNIMI! Para disa ditësh, ndegjova nje këngëtar grek duke kënduar ne Tirane e kish mare malli: ”Athina Mu”; por përditë ndegjoj Bilbilat e Çamërise Enkeleden me Hysni Alushin: ”CAMERI NA MORI MALLI CAMERI!- a do lejohen ata te Mallengjehen ne token e prindërve te lindur atje? BAC A U KRYE?!! S.Bollati-Cam Shqiptaro Amerikan NY Shtator 2024