Baerbock: BE do t’i pranojë refugjatët ukrainas pas pushtimit të vendit

Berlin, 25 shkurt 2022 – Bashkimi Evropian do të pranojë të gjithë njerëzit që i ikin dhunës së shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, ka thënë ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

“Neve na duhet të bëjmë gjithçka për t’i pranuar pa vonesa njerëzit që janë duke iu shmangur bombave e tankeve”, u ka thënë ajo gazetarëve në Bruksel, ku po mbahet një takim i ministrave t jashtm t vendeve antare t BE-s.

“Ne kemi provuar gjithçka për të shmangur këtë ditë (të pushtimit), mirëpo presidenti rus e ka zgjedhur luftën në vend të jetëve të njerëzve. Për këtë arsye, ne do t’i pranojmë të gjithë njerëzit që janë duke ikur tani”, ka thënë Baerbock.

Ajo ka shtuar se tashmë ka nisur të koordinohet shpërndarja e refugjatëve ukrainas me Poloninë dhe Kanadanë.

(r.m.)