Kiev, 2 tetor 2023 – Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Baerbock, sërish i bëri thirrje Serbisë t’i reduktojë trupat e ushtrisw nga zona në kufi me Kosovën.
“S’duhet të ketë tensione të mëtutjeshme mes Kosovës dhe Serbisë. Së bashku me SHBA-në, ne i bëjmë apel urgjent Serbisë që t’i reduktojë trupat në kufi me Kosovën”, ka thënë Baerbock.
Shefja e diplomacisë gjermane e ka bërë këtë thirrje në Kiev, para fillimit të mbledhjes së ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së.
Gjermania nuk ka vendosur ende nëse do ketë dërgojë forca shtesë në kontingjentin gjerman të KFOR-it.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Germanisë, i tha të hënën se autoritetet gjemane janë duke e ndjekur nga afër situatën në Kosovë dhe se vendimin për forca shtesë varet nga zhvillimet atje.
“Jemi duke e monitoruar nga afër situatën dhe jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë kosovare dhe me aleatët tanë të NATO-s për hapat e mëtejshëm të mundshëm. Është e rëndësishme t’i peshojmë të gjitha argumentet”, tha ai për DW.
(r.m.)